Dhurojini fëmijës një libër, dhurojini fëmijës një botë me dije!
Sot me 2 prill, Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, pikërisht në këtë datë, sepse është ditëlindja e shkrimtarit të shquar për fëmijë Hans Christian Andersen (02 prill 1805), nxënësit e klasës së dytë lexuan libra për fëmijë ne Bibliotekën Kombëtare, se bashku me drejtoreshën Persida Asllani, për të mësuar më shumë rreth arsenalit të krijimeve aq të dashura për fëmijët e çdo kohe, PËRRALLAVE TË FAMSHME TË ANDERSENIT.
Libri i ndryshon fëmijës botën sepse ai flet me gjuhën e dashurisë, respektit e mirëkuptimit midis popujve e kombeve.
Libri pasuron botën e fëmijëve, zhvillon fantazinë e tyre dhe aftësinë e të shprehurit.
Comments