Modeli i suksesshëm i vajzës rome!
Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.
Kërkesat kryesore të tyre kanë të bëjnë me integrimin e jetës sociale e ekonomike të vendit, mundësinë për punësim, strehim e arsimim.
Nxënësit e klasës 8-A me mësuese Zanën, u takuan në Bibliotekën Nr. 2 me Brisida Taçon, një vajzë rome shumë e suksesshme. Tema që u trajtuar ishte “Stigma dhe paragjykimet në shoqërinë Shqiptare”. Në këtë takim ata ndanë me njëri-tjetrin njohuri rreth gjuhës, flamurit, himnit, kulturës rome, por dhe kapërcimin e vështirësive dhe paragjykimeve me të cilat është përballur Brisida në jetën e saj.
Falemindetit Brisida për takimin e ngrohtë dhe miqësor!
Faleminderit që ndave me ne një pjesë të jetës tënde!
Duhet të kontribuojmë të gjithë çdo ditë për të bërë të mundur integrimin e Komunitetit Rom!
Comments