top of page
Search
Writer's pictureMihal Grameno

Ballafaqim me Autizmin

Shumë prej nesh ndeshet dita-ditës me persona që I emërtojmë “ndryshe”. Kjo vjen për

Njerezit me aftesi ndryshe duhet te trajtohen njesoj nga ne. Shtypni foton per te shkuar tek faqja ne instagram ose kerkoni me tag-un @i_am_as_you.

shkak të të paturit lëkurë më të errët, mungesë aftësie e shumë arsye të tjera. Unë kam vendosur t’iu ballafaqoj sot me Autizmin, një fenomen, I cili po përhapet gjerësisht. Kështu ju do të jeni të mirëinformuar përgjithësisht.

1. Si fillim, kam dëshirë të shpjegoj se ç’është Autizmi dhe ndoshta, keqkuptimet në lidhje me të. Autizmi, ose ndryshe Çrregullimi I Spektrit të Autizmit, NUK është një sëmundje, por një ÇRREGULLIM MENDOR. Në të përfshijmë edhd termin “spektër”, sepse kemi 12 shkallë të ndryshme të këtij çrregullimi. Pavarësisht shumë kërkimeve, nuk mund të nxjerrim akoma një përfundim të saktë se cili është shkaktari I Autizmit. Për rrjedhojë, themi se Autizmi Nuk Zgjedh! Ne mund të kemi një bishtajë bizelesh të shëndetshme, por ne nuk mund ta dimë se cila prej tyre ndoshta mund të sëmuret e të prishet.

2. Së dyti, shpesh kemi parë në faqe dedikuar këtij fenomeni ose organizata të ndryshmr ndërgjegjësimi se PAZËLLI është kthyer në simbolin kyç dhe thelbësor për Autizmin. Pse, mund të pyesni ju? Siç e përmenda edhe më lart, Autizmi është një çrregullim mendor dhe, ku vetëm një pjesë e trurit dëmtohet, pjesët e tjera funksionojnë normalisht. Pra, ne tani kuptojmë se PAZËLLI personifikom atë pjesë të personit të diagnostikuar me Autizëm, e cila mungon në të tërë kompletin. Nëse doni një shembull, mund t’iu tregoj fare qartë motrën time të veçantë, Eljonën që është prekur nga dora e këtij fenomeni që në moshën 2 vjeçare. Ajo e ka humbur aftësinë e të të shprehurit, por nuk mund të them të njëjtën gjë për llogjikën e saj mahnitëse.

3. E fundit por jo më pak e rëndësishmja është ndërgjegjësimi jonë drejt Autizmit sa më parë. Pranimi në rrethin tonë shoqëror dhe mbështetja e vazhdueshme pa interes vetjak janë veprat më të mira që mund të bëjmë në jetë. Të gjithë e dimë se në shoqërinë tonë “normale” ka individë dashakeqës dhe me interes. Prandaj, ku ka më mirë sesa të kesh pranë një njeri shpërndarës të çiltërsisë, dashurisë, shpresës dhd mbështetjes? Është e vërtetë, ata janë ndryshe nga ne, por kush ka thënë se të qënit ndryshe është Keq?

Olta Zajmi VIIIa.

3 views0 comments

Recent Posts

See All

Gjendja e Katedrales se Notre Damit

Ne bote ndodhen shume objekte kulturore, te cilat me vjetersine shekullore dhe me historine qe mbartin, e pasurojne kulturen boterore....

Comments


bottom of page