top of page
Search
Writer's pictureMihal Grameno

Vullnetarizmi , bej gjera te vogla me dashuri te madhe…


“Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që paguan për kontributin e tyre.”

Edhe pse aktivitetet vullnetare kanë qenë të pranishme ndër vite në shoqërinë tonë, akoma mungon një ndergjegjesim ,per te kuptuar vertete se cdo te thote vullnetarizem.

Vullnetarizmi largon sjelljet problematike, ndërton karakterin, forcon besimin, rrit tolerancën dhe simpatinë për të tjerët, si edhe forcon respektin dhe vlerësimin për njeri tjetrin.

Puna vullnetare u jep mundësinë njerëzve për të rritur aftësitë drejtuese; ata ndihen pjesë e angazhuar dhe aktive e një komuniteti dhe janë të aftë për të identifikuar dhe kuptuar problemet e shoqërisë ku bëjnë pjesë.

Vullnetarizmi është angazhim i njerëzve që ndihmojnë njerëzit e tjere, jeta e të cilëve është shumë e ndryshme nga jeta e tyre, pa gjykim ose paragjykim, duke punuar pa kurrefare perfitimi financiar,vetem per te ndryshuar dicka sado te vogel ne mjedisin qe na rrethon,ne jeten e nje komuniteti ose ne shoqeri.

Nga përvoja personale, kam parë se si një organizim i mirë i aktiviteteve vullnetare mund të mbështesë komunitete të ndryshme të shoqërisë.

E sidomos, për të rinjtë adoleshentë që janë në fazën e zhvillimit të identitetit, organizimi i aktiviteteve të tilla do t’ju ofrojë mundësi që të kuptojnë se çfarë dëshirojnë e të kuptojnë rolin e tyre në shoqëri.

Vullnetarizmi i kontribuon shoqërisë në tërësi dhe mbi te gjitha jep shembuj qytetare,per ne dhe per brezat qe do te vijne..

Ndonese termin “vullnetarizem” mund ta perkufizojme me nje sere rreshtatash si:

“Puna vullnetare është investimi me vullnet të lirë i kohës, njohurive dhe aftësive për kryerjen e aktiviteteve ose shërbimeve nga vullnetari. Puna vullnetare kryhet pa pagesë ose ndonjë përfitim tjetër material. Vullnetarizmi ofrohet për të mirën publike, në mënyrë individuale dhe të lirë”. E ardhmja kërkon qytetarë të përgjegjshëm për të zhvilluar më tej shoqërinë dhe ne duhet te jemi të gatshëm të punojmë në çdo drejtim për të zhvilluar shoqerine ne te cilen jetojme. Vullnetarizmi është akt qytetar në shërbim të komunitetit ku jetojmë.

…vullnetarizmi nuk eshte dicka e shkruar ne leter,qe mesohet permendesh ose zbatohet ne saje te nje formule, perkundrazi vullnetarizmi ka te beje me ty dhe menyren se si ti e percepton ate,me dashamiresine tende per te tjeret dhe me ndjenjen vullnetare qe ndodhet brenda teje….mjafton ta gjesh…

Duhet të respektojme dhe vlerësojme të gjithë ata qytetarë, të cilët pa kërkuar asgjë në këmbim, ofrojnë dashuri dhe shërbim ndaj njerëzve në nevojë, komunitetit dhe vendit tonë. Vullnetarizmi ju bën ta shihni botën me tjetër sy dhe ju ndihmon të jeni më optimist për të ardhmen, t’i shihni gjërat me pozitivitet dhe te shihni nje bote krejt tjeter nga ajo e interesit dhe perfitimive vetjake.

Anja Xifaj / VIIIA

4 views0 comments

Recent Posts

See All

Gjendja e Katedrales se Notre Damit

Ne bote ndodhen shume objekte kulturore, te cilat me vjetersine shekullore dhe me historine qe mbartin, e pasurojne kulturen boterore....

Comments


bottom of page