top of page
Search
Writer's pictureMihal Grameno

Mosha qe vuan paragjykimet dhe qe ka me shume probleme

Problemet sot

Njerëzit me aftësi të kufizuara

Shoqëria e sotme has një mori problemesh të cilat janë nga më të voglat e deri tek ato të më të pazgjidhshmet. Individi po aq sa është lehtësuar nga barra e primitivitetit ,gjë që e ka mungësuar teknologjia, po aq është gjendur mes një labirinthi ku nuk di si të dalë, si të veprojë, si të sillet.

Ky individ ndesh në jetën e tij atë që ka nevojë për vlera materiale, atë që ka nevojë për mbështetje, atë që ka nevojë për inkurajim, po ashtu edhe atë që ka nevojë për dashuri.

Të gjitha këto i kërkohen një individi i cili është bërë shumë më pak social se ç'ka qenë, dhe kjo falë teknologjisë. Po kush janë këto shtresa që kanë kaq shumë problematika?

Do të flisja për moshën e tretë ku 3⁄4 e tyre gjenden vetëm, pavarësisht se të gjithë jetën e kanë sakrifikuar për edukimin e rritjen e fëmijëve, apo për mijëra familje që jetojnë në skamje e mjerim ashtu sikur ka kënduar Migjeni një shekull më parë në "Poemën e mjerimit". Por jo, ajo që më prek në shpirt është mënyra se si shoqëria jonë shikon dhe trajton fëmijët me aftësi ndryshe. Si është e mundur që jemi kaq barbarë? Po të vëresh me vëmendje, pavarësish asaj mungese që kanë, ata kanë një pamje vërtet të bukur. Duket që atë të metë e kanë shkëmbyer në hijeshi dhe pafajësi, pafajësi që të bën të përulesh para tyre, t'u falësh gjithçka ke, vetëm që fytyra e tyre të buzëqeshë, të ndihen të përfshirë, të ndihen njëlloj si të tjerët.

Individi që është futur në labirinthin e problemeve, mund të jetë një nënë që di të falë shumë dashuri, por që i dhimbset sepse e ka vetëm për fëmijët e saj, mund të jetë një baba që ka të gjithë forcën për të të mbrojtur, por ama i dhimbset sepse do të mbrojë familjen. Individi mund të jetë gjithkush: motër, vëlla, shok, mike, por i mungon fryma humaniste, i mungon vullnetarizmi, i mungon gjithëpërfshirja.

Të mundohemi ta gjejmë brenda vetes këtë humanizëm, t'ia falim gjithkujt, sepse asnjëherë nuk mbarohet, por vetëm shtohet dhe të bën të ndiheh mirë mbi të gjitha me veten.

Jehona Delia VIIID

4 views0 comments

Recent Posts

See All

Gjendja e Katedrales se Notre Damit

Ne bote ndodhen shume objekte kulturore, te cilat me vjetersine shekullore dhe me historine qe mbartin, e pasurojne kulturen boterore....

Comentários


bottom of page