Ne bote ndodhen shume objekte kulturore, te cilat me vjetersine shekullore dhe me historine qe mbartin, e pasurojne kulturen boterore. Ato jane thesare te pacmuara per kedo nga ne dhe cdokush duhet te ndihet me fat qe ne I kemi ato, duhet te ndihet krenar.
Fatkeqesisht, nje lajm I hidhur ka bere me dije globin se nje nga monumentet me te rendesishme kulturore ne France, katedralja e Notre Damit, eshte perfshire ne flake, gje e cila e ka demtuar shume ate nga ana strukturore,por nga ana tjeter e ka varferuar kulturen globale. Kjo ndodhi ka prekur jo vetem vendasit, por banoret e tere globit ane e mbane, sepse kjo katedrale ishte nje pjese shume e rendesishme e historise dhe kultures boterore. Muret me te cilat ajo ishte ndertuar ishin shekullore dhe historia qe ajo mbarte datonte ne kohe shume te lashta.Per te mos permendur mundin dhe djersen qe eshte derdhur per ta ndertuar kete kryeveper. Dhimbja qe kjo ndodhi shkaktoi tek njerezimi eshte shume e madhe dhe mbetet e ketille.
Katedralja e Notre Damit ( Zonja jone e Parisit) eshte ndertuar ne vitin 1163 dhe ndertimi I saj perfundoi ne vitin 1345, pra jane dashur 182 vjet qe kjo veper madheshtore te ndertohej. Nuk jane pak. Eshte nje kohe e mjaftueshme qe te ndertohet nje mrekulli e tille si kjo.
Rendesia e katedrales se Notre Damit ne kulturen boterore
Katedralja e Notre Damit, sic eshte permendur dhe me lart, mund te themi se eshte berthama e kultures boterore. Cdo gje ne te eshte ndertuar, matur dhe dizenjuar me nje perpikmeri te madhe. Ne kete katedrale perballemi me artin gotik, pra eshte ndertuar ne baze te ketij modeli.Dritaret e saj datojne qe ne kohet e vjetra, dhe nje fakt interesant eshte qe jane mbajtur ne kushte shume te mira nga cdokush qe e ka vizituar dhe nga vete vendasit, sic eshte mbajtur dhe cdo pjese tjeter e saj. Rendesia e kesaj katedraleje eshte cmuar dhe cmohet nga te gjitha shtetet e botes. Kjo gje vihet re dhe nga vete fakti se ky objekt kulturor mbrohet nga UNESCO.
Gjithashtu bukuria qe e karakterizon kete katedrale eshte pershkruar dhe ne vepren me te dashur per kedo, ne librin “Katedralja e Notre Damit”, I shkruar nga shkrimtari me fame boterore Viktor Hygo, I cili per shkak te kesaj ndodhie, tashme eshte bere libri me I shitur ne disa shtete.
“Dashuria” qe shume vendas por dhe shume turiste kane per Katedralen e Notre Damit tregohet dhe nepermjet shifrave te turisteve qe e vizitonin kete monument cdo vit. Mund te themi pa frike se ky numer arrin shifren 13 milione turiste. Nje shifer shume e madhe, por e pakrahasueshme me dashurine dhe interesin qe njerezit kishin dhe kane per ta vizituar kete katedrale dhe per te mesuar me shume rreth historise se saj.
Si perfundim, eshte fakt qe demtimi I pjesshem I katedrales ka prekur ndjenjat e cdo njeriu ne bote. Gjate transmetimit te pamjeve prekese dhe njekohesisht”rrenqethese” te momentit te djegies se saj, dukej sikur ato flake po “digjnin” njerezimin. Nje dhimbje e papershkueshme. Shpresojme qe rindertimi I katedrales, I ketij diamanti te rralle te kultures sone te behet i mundur dhe shpresoj qe ne ti kuptojme vlerat e ketyre”mrekullive” perpara se te jete shume vone.
Alisja Naska VIIIa
Comments